Hoxhaj: Dorëheqja e Zaevit, lajm i keq për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut
01 nëntor 2021
| 11:51
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka quajtur lajm të keq dorëheqjen e Zoran Zaevit nga pozita e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.
Hoxhaj, ka thënë se ky është një lajm i keq jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për shqiptarët që jetojnë atje.
“Dorëheqja e Zoran Zaevit është lajm i keq për Maqedoninë e Veriut, për shqiptarët atje, për Balkanin, për zgjerimin e BE-së dhe për Perëndimin! Kam bashkëpunuar me qeveri të ndryshme të Maqedonisë së Veriut, por nga bashkëpunimi me të dua të ngre lartë arritjet e tij historike! Zoran Zaev është viktimë e mosmbështetjes së BE-së sikurse edhe disa liderë të tjerë në Ballkan!”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.