Hoxhaj: Duhet të kemi një qasje të re në politikën e jashtme
22 nëntor 2018
| 00:01
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se mospranimi në Interpol është dështim i madh.
Ai në emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka thënë në politikën e jashtme duhet të punosh 15 orë pa ndalë.
Hoxhaj ka thënë se Kosova duhet ta këtë një qasje të re në politikën e jashtme.
Ai ka thënë se personalisht nuk ka pasur angazhim në lobimin për Interpol.
Për këtë, ai ka thënë se duhet pyetur ministrin e jashtëm, Behgjet Pacollin.