Hoxhaj e ambasadori italian diskutojnë për dialogun Kosovë – Serbi
27 shkurt 2019
| 17:41
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka takuar sot ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin ka diskutuar për dialogun me Serbinë.
“Një bashkëbisedim i mirë me ambasadorin Sardi rreth marrëdhënieve bilaterale të shkëlqyera, zhvillimet aktuale në Kosovë dhe dialogun me Serbinë. Shprehim mirënjohje për mbështetjen e Italisë”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Twitter”.
/Epoka e re/