Hoxhaj e Deliu regjistrohen si deputetë në Kuvend
13 dhjetor 2019
| 13:39
Enver Hoxhaj së bashku me Blerta Deliu-Kodra janë regjistruar sot si deputetë të legjislaturës së shtatë.
Hoxhaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se do të punojë pa ndalur për përfaqësimin e interesit të qytetarëve dhe rritjen e mirëqenies për secilin.
“Sot, së bashku me kolegët deputetë të zgjedhur të PDK-së dhe kryetarin Kadri Veseli bëmë regjistrimin si deputetë të legjislaturës së shtatë. Faleminderit nga zemra të gjithë qytetarëve që më kanë dhënë besimin për të gjashtën herë, përgjatë rrugëtimit tim në politikë. Do të punoj pa u ndalur për përfaqësimin e interesit të qytetarëve dhe rritjen e mirëqenies për secilin”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/