Hoxhaj: Edhe Podujeva i dha mbështetje të zjarrtë dhe masive PDK-së

12 shkurt 2021 | 21:06

Kandidati për kryeminstër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka përmbyllur fushatën zgjedhore në Podujevë.

Me këtë rast, Hoxhaj në një postim në Facebook ka thënë se kjo Komunë i ka dhënë përkrahje të zjarrtë dhe masive PDK-së.

“Edhe Podujeva i dha mbështetje të zjarrtë dhe masive Partisë Demokratike të Kosovës. Programi ynë është më i miri. Është pragmatik. Është i realizueshëm. Unë garantoj që secila fjalë e programit tonë do të jetësohet. Duke votuar numrin 134, ju votoni për veten tuaj, për një të ardhme më të mirë, për Rimëkëmbjen e Kosovës! Votoni për Partinë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka propozuar për herë të…