Hoxhaj: Është jetike të kemi konsensus për dialogun
07 mars 2019
| 18:13
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka thënë se miratimi i platformës së delegacionit shtetëror për dialogun me Serbinë është një hap i rëndësishëm drejt vazhdimit të dialogut, i cili do të përfundojë me njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.
“Është jetike që të kemi konsensus të brendshëm dhe koordinim të plotë në mënyrë që pozicioni i Kosovës në tavolinën e negociatave të jetë sa më i fortë. Viti 2019 paraqet një momentum të mirë për arritjen e një marrëveshjeje historike që do të na mundësojë ta përmbyllim shtetndërtimin, me njohje e ulëse në OKB, dhe të fokusohemi në zhvillimin ekonomik të vendit tonë”, ka thënë Hoxhaj.
/Epoka e re/