Hoxhaj: Është koha e fundit që Kuvendi ta votojë demarkacionin

16 shkurt 2018 | 12:32

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Enver Hoxhaj, gjatë një konference për medie nga selia e kësaj partie, ka folur për arritjen e aneks marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për zgjidhjen e demarkacionit.

Ai ka thënë se i janë mirënjohës zyrtarëve të Malit të Zi për arritjen e kësaj deklarate të përbashkët rreth çështjes së demarkacionit.

Hoxhaj u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi, pas arritjes së kësaj deklarate. “Është koha e fundit që Kuvendi ta voton marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi pas arritjes së kësaj deklarate të përbashkët në mënyrë që qytetarët të lëvizin drejt Evropës”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka thënë se PDK-ja si parti në pushtet ka dhënë kontributin e saj në arritjen kësaj deklarate me Malin e Zi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në prag të…