Hoxhaj: Është koha ideale që Kosova të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës

02 mars 2022 | 12:55

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se tani është koha ideale që Kosova të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pasi Rusia është përjashtuar nga kjo organizate për shkak të luftës që është duke bërë në Ukrainë.

“Natyrisht, Kosova i plotëson të gjitha kriteret që të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës, por sa kam qenë ministër i Jashtëm kemi arritur që të bëhemi shtet anëtar në Komision të Venecias dhe në Bankën Zhvillimore, institucione të Këshillit të Evropës!”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Shkrimi i plotë i Hoxhajt:

Organizata më vjetër në Evropë, Këshilli i Evropës, nuk e ka pranuar për 15 vjet shtetin më të ri, Kosovën!

Natyrisht, Kosova i plotëson të gjitha kriteret që të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës, por, sa kam qenë ministër i jashtëm kemi arritur që të bëhemi shtet anëtar në Komision të Venecias dhe në Bankën Zhvillimore, institucione të Këshillit të Evropës!

Nëse anëtarësimi i plotë i Kosovës në Këshill të Evropës ka qenë i bllokuar për arsye të dominimit rus në këto organizata, tash kur Rusia është përjashtuar nga kjo organizatë për shkak të luftës në Ukrainë, është koha ideale për aplikim dhe anëtarësim! Natyrisht, aplikimi të bazohet në analizë realiste dhe jo vlerësim emocional dhe reagim sentimental!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përpos arrestimeve të shumta të raportuara se po kryhen në…