Hoxhaj: Fatkeqësi, Hungaria ka ardhur në këtë pikë sa të mbështesë politikat hegjemoniste të Beogradit
24 prill 2023
| 20:56
Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës (KIE), vendosi të hënën të miratojë kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm.
Por Hungaria, shteti që ka njohur pavarësinë e Kosovës, ka votuar kundër antarësimit të Kosovës në KE.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur keqardhje që shteti hungarez po mbeshtet politikat hegjemoniste të Beogradit në rajon.
“Është fatkeqësi që Hungaria ka ardhur në këtë pikë sa të mbështesë politikat hegjemoniste të Beogradit në rajon. Vota e Hungarisë në KIE kundër Kosovës është gabim politikisht dhe moralisht!”, ka shkruar Hoxhaj në “Twitter”.