Hoxhaj fton shqiptarët të votojnë në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut

04 maj 2019 | 16:24

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ftuar qytetarët e Maqedonisë së Veriut të dalin dhe të votojnë nesër për alternativën që avancon edhe më tej të drejtat e shqiptarëve dhe integron Maqedoninë e Veriut në BE dhe NATO.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Hoxhaj ka thënë se nesër Maqedonia e Veriut ndodhet përpara një testi të madh, nëse do të rreshtohet drejt integrimeve euro-atlantike apo do të bëj hapa prapa.

 

Postimi i plotë i tij:

 

Në zgjedhjet e nesërme presidenciale, Maqedonia e Veriut ndodhet përpara një testi të madh, nëse do të rreshtohet drejt integrimeve euro-atlantike apo do të bëj hapa prapa. Shqiptarët në këtë shtet, janë para një vendimi edhe më kritik jo vetëm për shtetin por të ardhmen e tërë shqiptarëve në rajon. Prandaj shfrytëzoj mundësinë t’i ftoj bashkëkombasit të dalin dhe votojnë për alternativën që avancon edhe më tej të drejtat e shqiptarëve dhe integron Maqedoninë e Veriut në BE dhe NATO. Mos rrini nëpër shtëpi por bëhuni përcaktues. Aleatët do ta vlerësojnë drejt votën shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë, drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, në bashkëpunim me Policinë…