Hoxhaj: Fushata agresive e Serbisë kundër Kosovës e bën të pamundur dialogun
03 prill 2018
| 17:56
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se fushata agresive e Serbisë karshi vendit tonë është duke e bërë të pamundur dialogun ndërmjet dy shteteve.
“Fushata agresive dhe sistematike për tërheqjen e njohjeve të Kosovës dhe dalja publikisht e Serbisë kundër pjesëmarrjes së Kosovës në samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, në Sofje, po e bëjnë të pamundur dialogun mes dy shteteve. Kosova do të kundërpërgjigjet ndaj këtyre veprimeve proporcionalisht, sepse të njëjtat janë kundër normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Twitter”.