Hoxhaj gëzohet për emërimin e Stierit, shef i delegacionit të PE-së për marrëdhëniet me Kosovën
01 tetor 2024
| 12:54
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se i është gazuar lajmit që Davor Stier është emëruar shef i delegacionit të Parlamentit Evropian (PE) për marrëdhëniet me Kosovën.
Ai ka thënë se Stieri është njohës i shkëlqyer i Ballkanit dhe se zgjedhja e tij në këtë pozitë është vendim i duhur.
“Më gëzoi shumë lajmi që miku im Davor Stier, dikur ministër i jashtëm i Kroacisë u zgjodh shef i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Kosovën! Njohjes i shkëlqyer i Ballkanit, politikan brilant dhe një zgjidhje e duhur për kohë të turbullta e të pasigurta!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.