Hoxhaj: Grainca t’ia kthejë mandatin PDK-së, është i vjedhur
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, në emisionin Pressing të T7, ka kërkuar nga ish-deputetja e partisë së tij, tashmë në VV, Adelina Grainca, t’ia kthejë mandatin PDK-së.
Kjo sepse sipas Hoxhajt, mandati i deputetes së grupit parlamentar të VV-së, Adelina Grainca, është i vjedhur, shkruan Gazeta Express.
“Ne kërkojmë që Grainca t’ia kthejë mandatin PDK’së sepse është mandat i vjedhur”, është shprehur Hoxhaj.
Tutje, ai tha se deri pasditen kur u zgjodh Osmani presidente, PDK’ja ka qenë në kontakt me Graincën dhe thuhej se informatat e tilla nuk qëndrojnë.
“Kemi qenë në kontakt me zonjën Grainca deri pasdite ka thënë që informatat e tilla nuk qëndrojnë. Personalisht nuk kam fol por dega jonë në Ferizaj ka kontaktu. Ka qenë një deputete e mbështetur prej PDK, personalisht e kam promovu si një ndërrmarëse të re”, shtoi Hoxhaj.