Hoxhaj, Guterresit: Kosova duhet të bëhet anëtare e OKB-së sa më shpejtë

31 tetor 2019 | 12:37

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në konferencën e gjashtë të Ndërmjetësimit në Stamboll me ftesë të Ministrisë së Jashtme të Turqisë ku edhe është takuar me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

“Kënaqësi të marr pjesë në konferencën e gjashtë të Ndërmjetësimit në Stamboll me ftesë të Ministrisë së Jashtme të Turqisë. Një bisedë të shkurtër e pata me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, të cilit i thash se Kosova duhet të bëhet anëtare e OKB-së sa më shpejtë që është e mundur, në mënyrë që të ketë stabilitet dhe siguri në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu potencova se prezenca e UNMIK-ut në Kosovë tashmë është e panevojshme, sepse këto burime duhet të përdoren në zona të konfliktit, e jo në një vend politikisht të qëndrueshëm dhe të sigurt siç është Kosova”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Hoxhaj në konferencë, ku ishte bashkë me ministrin Mahir Yagcilar, ka takuar edhe ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavuşoglu.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka thënë se organizimi i një konference të tillë luan rol të rëndësishëm në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes.

Fotografia e Enver Hoxhaj

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Situatë e re, sfida të…