Hoxhaj i PDK-së: Të mos blejmë kohë, të shkojmë në zgjedhje
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka kërkuar që të mos blihet kohë, por vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Hoxhaj ka thënë se qeveria Kurti nuk guxim të marrë vendime të mëdha për Kosovën.
“Për 1 200 ditë dy mandate ka tregu që nuk ka guxim me marrë vendime të mëdha”, ka thënë Hoxhaj në foltoren e Kuvendit të Kosovës.
Në këtë kontekst, Hoxhaj ka kërkuar nga deputetët e pushtetit që ta ndihmojnë opozitën për shpërndarjen e Kuvendit.
“Ky vend ka mbetur pa lidership me marrë vendime të mëdha dhe ftoj shumicën parlamentare dhe krejt deputetë që e shohin interesin e Kosovës para interesit individual se në fund të ditës na kur vijmë në këtë institucion të nderuar e reflektojmë ndërgjegjen tonë, jo vetëm qëllimet tona, i ftoj të gjithë deputetët e shumicës edhe të opozitës që ne ta shpërbëjmë këtë Kuvend. Neve na duhet një qeveri e re. Neve na duhet një lidership i ri, neve na duhet një mandat i ri i këtij institucioni dhe i këtij Kuvendi me qëllim që Kosovën ta kthejmë tek parimet kyçe të dialogut dhe parimet kyçe të dialogut janë marrëveshja obligative ligjore jo bazike, marrëveshje finale jo të përkohshme, marrëveshje për njohje të ndërsjellë dhe jo marrëveshje e cila është në fakt mosmarrëveshje”.
“Dhe këtë e thamë për një arsye. Këtë e thamë se e kam bindjen që procesi ku është Kosova unë nuk pres personalisht jo më 2023-2024, por nuk pres për një kohë të gjatë që të arrijmë ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për njohje të ndërsjellë”, ka thënë Hoxhaj.