Hoxhaj i reagon ministrit ukrainas Kuleba: Po flirton me Serbinë e cila është pjesë e boshtit të gjenocidëve të udhëhequr nga Rusia

13 maj 2024 | 18:39

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka reaguar ministrit të jashtëm të Ukrainës, i cili u takua me homologun e tij në Serbi, Marko Gjuriqin.

Hoxhaj, që aktualisht mban postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se është për të ardhur keq që Ukraina mban në Ballkan politikën e jashtme pro-ruse të Yanukovychit, duke flirtuar me Serbinë që është pjesë e boshtit të gjenocidëve të udhëhequr nga Rusia.

“Është për të ardhur keq që Ukraina mban në Ballkan politikën e jashtme pro-ruse të Yanukovych, duke flirtuar me Serbinë që është pjesë e boshtit të gjenocidëve të udhëhequr nga Rusia. Nocioni i Ukrainës pro-evropiane dhe pro-perëndimore duket të jetë asgjë më shumë se një fasadë në realitet”, ka shkruar Hoxhaj në platformën “X”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kaon Tahiri sot feston ditëlindjen e 16. E për këtë…