Hoxhaj i reagon Vuçiqit pas postoi hartën e Kosovës me flamurin serb në instagram
18 mars 2021
| 23:59
Kryetari në detyrë i PDK’së, Enver Hoxhaj, ka reaguar në lidhje me fotografinë e postuar nga Vucic, ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë.
Hoxhaj, tha se kështu Serbia po nxit propagandë urrejtje ndaj fqinjëve të saj.
“Serbia nën @avucic sundimi autokratik është në një gjendje hipnoze ku propaganda & urrejtja nxiten kundër fqinjëve. # Kosova si një shtet i pavarur dhe sovran është muri i vlerave euro-arlantike kundër mentalitetit të moshës së mesme”, ka shkruar Hoxhaj.
Fotoja e postuar nga Vucic, ka marrë reagime të shumta nga kosovarët të cilët kërkuan që të fshihet urgjentisht nga Instagram.