Hoxhaj i reagon Vuçiqit: Pasuesit e Millosheviqit, rrezik për stabilitetin e rajonit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha të enjten se në Kosovë mund të ndodhë një konflikt i llojit të Nagorno Karabakut nëse përpjekjet për kompromis dështojnë.
Hoxhaj përmesnjë shkrimi në rrjetin social “Twitter”, ka thënë se i vetmi kërcënim për stabilitetin dhe paqen rajonale mbeten pasuesit e Millosheviqit në qeverinë serbe.
Ai ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare reagim të shpejtë, pasi siç tha Hoxhaj, rajoni mund të lëvizë përpara vetëm kur Serbia të përballet me gjenocidin që ka kryer në të.
“I vetmi kërcënim për stabilitetin dhe paqen rajonale mbeten pasuesit e Millosheviçit në qeverinë serbe dhe aparatin e sigurisë. Komentet e sotme nga Aleksandar Vucic kërkojnë një reagim të shpejtë nga bashkësia ndërkombëtare. Rajoni mund të lëvizë përpara vetëm kur Serbia të përballet me gjenocidin që ka kryer në të”, ka shkruar Hoxhaj.