Hoxhaj i telefonon kryediplomatit arab, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

07 janar 2021 | 12:02

Kandidati për kryeministër dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se mbrëmë ka zhvilluar një telefonatë me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Hoxhaj, ka thënë se përveç diskutimeve për gjendjen politike në rajon e Kosovë, me ministrin e Jashtëm ka biseduar edhe për thellim të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendeve tona.

“Si kandidat për kryeministër, e informova për planet e ardhshme dhe në çfarë fushash mund të bashkëpunojmë”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Kam zhvilluar mbrëmë një telefonatë me mikun tim të vjetër dhe të Kosovës, ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Pos diskutimeve për gjendjen politike në rajon e Kosovë biseduam edhe për thellim të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendeve tona. Si kandidat për kryeministër, e informova për planet e ardhshme dhe në çfarë fushash mund të bashkëpunojmë.

Ministri Zayed Al Nahyan dhe Emiratet kanë qenë një ndër zërat më të fuqishëm që kanë ndikuar në shumë vende arabe që ta njohin pavarësinë e Kosovës, dhe për këtë Kosova është gjithnjë falënderuese!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reshjet me intensitet të lartë në orët e mëngjesit të…