Hoxhaj i tronditur me vdekjen e anëtarit të partisë, Hivzi Syla

09 prill 2021 | 22:24

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar pas vdekjes së anëtarit të partisë dhe zv/drejtorit të burgut të Dubravës si pasojë e përballjes më koronavirus.

Reagimi i plotë:

Më ka tronditur thellë lajmi për vdekjen e anëtarit të PDK-së, Hivzi Syla.

Hivziu nga vitet e ‘90-ta ishte veprimtar i çështjes kombëtare, ku gjatë luftës iu bashkua UÇK-së, ndërsa, pas luftës ishte një nga bashkëthemeluesit e PDK-së në Istog. Për 10 vite dha kontributin e tij në degë si sekretar i përgjithshëm, ndërsa së fundmi ishte anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së.

Hivziu, punën e tij në shërbim të vendit e vazhdoi edhe si zëvendësdrejtor i Qendrës Korrektuese në Dubravë.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Syla, miqtë dhe bashkëpunëtorët e të ndjerit.

Dritë pastë shpirti i tij!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selektori i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, të premten ka…