Hoxhaj: Ilir Konushevci ishte luftëtar dhe strateg i pakrahasueshëm

09 maj 2021 | 13:10

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka përkujtuar Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn në 23-vjetorin e rënies së tyre.

Hoxhaj ka thënë se Iliri ishte luftëtar dhe strateg i pakrahasueshëm.

“Në 23-vjetorin e vrasjes së tij, sot nderojmë dëshmorin, heroin e kombit Ilir Konushevci. Luftëtari dhe strategu i pakrahasueshëm, do të kujtohet gjithmonë si gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare që koordinoi aksionet e para në pranverën shqiptare dhe hapi rrugët për furnizim me armatim.  Më 9 maj të vitit 1998 në Miliskajë të Bajram Currit, ai u vra së bashku me mjekun nga Tropoja dr. Hazir Malaj pa e parë përfundimin e tregimit që kishin nisur për Kosovën. Andaj, në këtë përvjetor, me dhimbje, por krenarë në Kosovën e lirë të Ilirit, lartësojmë dhe kujtojmë veprën e gjeneralit tonë. Lavdi!”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

May be an image of 2 people and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka…