Hoxhaj: Investimet gjermane do ta rimëkëmbin Kosovën
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka folur sot me kryesuesin e Bordit të “FAKT AG”, Hubert Schulte-Kemper me të cilin ka biseduar për mundësinë e investimeve nga Gjermania në Kosovë.
Hoxhaj ka thënë se investimet gjermane përveç se do ta rimëkëmbin Kosovën, do ta përmirësojnë edhe imazhin e vendit tonë në botë.
“Investimet gjermane përveç që do ta rimëkëmbin Kosovën, ato do të jenë orientim politik dhe përmirësim i imazhit tonë në botë. Me kryesuesin e Bordit të ‘FAKT AG’, Hubert Schulte-Kemper, biseduam për mundësinë e investimeve milionëshe gjermane në Kosovë, të cilat do të krijojnë mijëra vende të reja të punës. Për të mbështetur investimet gjermane në Kosovë, voto PDK me numrin 134”, shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.