Hoxhaj ironizon me qeverinë Kurti për ndërtimin e urës së Badovcit: 40 hapa urë për 4 vite qeverisje

06 shkurt 2025 | 18:15

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe kandidati për deputet nga PDK-ja me numër 4, Enver Hoxhaj, ka publikuar një video në “Facebook” ku ironizon me urën e Badovcit, të ndërtuar gjatë mandatit të qeverisë Kurti, duke numëruar 40 hapa nga njëri skaj në tjetrin.

Në përshkrimin e videos, Hoxhaj shkruan me tone ironike: “40 hapa urë – për ata që thonë se s’ka punë të kryera!” duke lënë të kuptohet se kjo është një nga veprat e vetme infrastrukturore gjatë qeverisjes aktuale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtina ka njoftuar se ka filluar hetimet…