Hoxhaj, Ismaili dhe Tahiri takojnë strukturat e partisë në Prishtinë
04 shkurt 2019
| 20:53
Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, së bashku me Uran Ismaili dhe Abelard Tahiri takuan një pjesë të strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës, në Prishtinë.
“Në përmbyllje të procesit të zgjedhjeve të brendshme, entuziasmi në këtë degë është më i madh se asnjëherë. Të rinj e të reja që i janë bashkuar ekipit të PDK-së janë gati për ta jetësuar platformën #DekadaeRe”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.