Hoxhaj: Jam pa konkurrencë në zgjedhje
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj në një konferencë për media ka paraqitur planet e kësaj partie për zgjedhjet e ardhshme, teksa ka thënë se është i pakokurrencë.
“Të gjithë e dini që jam pa konkurrencë, dhe vetëm telefonatat që i kam pranuar nga miqtë tonë, tregojnë që PDK e ka besimin nga aleatët për të udhëhequr me Kosovën. Ju do ta shihni çfarë dinamike ka në javën e parë kur të udhëhiqi me Qeverinë e Kosovës”, ka deklaruar Hoxhaj.
Hoxhaj ka konfirmuar se në listën e kësaj partie për deputet do te ketë edhe emra ta shqiptarëve nga Lugina e Preshevës.
“PDK-ja do të përfshijë në listën e saj për deputetë dy përfaqësues nga Lugina e Preshevës që e përfaqësojnë secilën komunë të Luginës, ashtu që zëri i shqiptarëve të Luginës së Preshevës të dëgjohet në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai.