Hoxhaj: Janë të pakuptimta vonesat në krijimin e Ushtrisë
Në nëntë vjetorin e transformimit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, në Forcën e Sigurisë së Kosovës, zëvendës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se çdo vonesë në transformimin e FSK-së në ushtri është e pakuptimtë.
Hoxhaj ka thënë se transformimi i FSK-së në ushtri është çështje e rëndësisë së madhe për integrimin euro-atlantik të Kosovës.
Këto komente, Hoxhaj i bëri përmes një postimi në profilin e vet në “Twitter”, ku edhe theksoi se gjatë këtyre viteve, FSK-ja ka dëshmuar profesionalizëm dhe ka shënuar suksese të shumta në misione Brenda dhe jashtë vendit.
“Para nëntë vitesh Trupat Mbrojtëse të Kosovës janë shndërruar në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Që nga atëherë, FSK-ja ka treguar profesionalizëm dhe suksese të shumta në misionet e saj brenda dhe jashtë vendit. Në vitin 2018, transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura është çështje kritike dhe çdo vonesë më shumë është e pakuptimtë”, ka thënë Hoxhaj.