Hoxhaj: Jap dorëheqje nëse taksa sjell raportet me Amerikën në pikën zero

13 mars 2019 | 21:38

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Qeveria Haradinaj nuk do të duhej të lejonte prishjen e raporteve miqësore dhe strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka deklaruar se do të jap dorëheqje nga posti, nëse taksa i sjell raportet me Amerikën në pikën zero.

Atij menjëherë i ka reaguar analisti Imer Mushkolaj, i cili e ka pyetur atë se çka zgjidh punë dorëheqja e tij.

“Jap dorëheqje për shkak të përgjegjësisë” – ka thënë Hoxhaj Tv Dukagjini.
“Taksa e ka lënduar raportin tonë me Amerikën sepse Amerika është e interesuar të përfundojë shtet-ndërtimin e Kosovës. Ne nuk i kemi vënë taksë Amerikën. Kur presidenti amerikan i shkruan dy letra një shteti të vogël siç është Kosova, ne nuk do të duhej të diskutonim nëse taksa duhet të hiqet, apo jo. Kam frikë se nëse BE kushtëzon të ardhmen e Serbisë, kjo nuk do të bëhet në pafundësi”, ka thënë tutje Hoxhaj.

Hoxhaj ka kërkuar që Kosova të shfrytëzojë momentin historik të vëmendjes ndërkombëtare për arritjen e një marrëveshjeje finale me Serbinë. “Ta shfrytëzojmë këtë moment historik. Nuk do të duhej ta humbim këtë mundësi të madhe historike. Taksa duhet të pezullohet. Ne nuk duhet të reduktojmë politikën e jashtme në një taksë. Sikur taksa të ishte rruga deri të njohja e Kosovës nga Serbia, atëherë do ta vendosnim atë më 2008 kur e shpallëm Pavarësisë. Duhet ta pezullojmë taksën përkohësisht, për shembull për tre muaj, te shohim si po lëviz kjo çështje. Taksa është mjet dhe jo qëllim. Qëllim i yni është njohje e ndërsjellët, por taksa mbetet veç mjet”, u shpreh Hoxhaj.

Ai ka deklaruar se taksa u vendos me qëllim të stopimit të fushatës agresive të Serbisë kundër Kosovës në diplomaci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli ka kaluar në epërsi ndaj Bayern Munchen (0-1). Golin…