Hoxhaj jep raport për pasojat e reshjeve të fundit në lagjet e komuniteteve joshumicë në Gjakovë
25 janar 2021
| 13:42
Është mbajtur të hënën mbledhja e radhës e Komitetit për Komunitete në Komunën e Gjakovës.
Nga përfaqësuesit e Zyrës Komunale për Komunitete është prezantuar raporti mujor i aktiviteteve të kësaj zyre, ndërsa nga ana e drejtorit të Drejtorisë për Emergjenca, Vehat Hoxhaj, është raportuar për situatën e krijuar në lagjet e komuniteteve joshumicë si pasojë e reshjeve atmosferike javë më parë.
Në këtë takim gjithashtu është shqyrtuar dhe miratuar edhe plani i punës së këtij komiteti për vitin 2021.