Hoxhaj: Jusufi, Bardhoshi e Kadriu, frymëzues të UÇK-së dhe lirisë sonë
17 janar 2024
| 11:31
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përkujtuar Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës në 42-vjetorin e vrasjes tyre.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se mbi sakrificën e tyre është forcuar lëvizja popullore për liri dhe më pas është krijuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).
“Kujtojmë sot sakrificën e heronjve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, të vrarë tinëzisht në Gjermani 42 vjet më parë nga shteti jugosllav. Mbi sakrificën e tyre u forcua lëvizja popullore për liri dhe më pas u krijua Ushtria Çlirimtare. Kështu, Jusufi, Bardhoshi e Kadriu u shndërruan në tre ideologët dhe frymëzuesit e UÇK-së dhe lirisë sonë. Lavdi!”, ka shkruar Hoxhaj.