Hoxhaj: Kënaqësi ta ndajmë festën e Pavarësisë me miq e partnerë ndërkombëtarë
17 shkurt 2021
| 20:30
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në pritjen shtetërore me rastin e 13-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Hoxhaj ka postuar disa fotografi në llogarinë e vet në “Facebook”, ku shihet me miqtë ndërkombëtarë.
“Kënaqësi ta ndajmë Festën e Pavarësisë me miq e partnerë ndërkombëtarë. #Kosova13”, ka shkruar Hoxhaj.