Hoxhaj kërkon mbështetjen e Bullgarisë për procesin e transformimit të FSK-së

16 nëntor 2018 | 13:45

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Sofje ka takuar zëvendëskryeministrin dhe ministrin e mbrojtjes së Bullgarisë, Krasimir Karakachanov.

Duke e falënderuar për mbështetjen e Bullgarisë që i la dhënë Kosovës në shumë fusha, e në veçanti në procesin e liberalizimit të vizave, Hoxhaj e ka informuar zëvendëskryeministrin Karakachanov edhe për procesin e transformimit të FSK-së.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka theksuar se përkrahja e Bullgarisë si shtet anëtar i NATO-s është tejet e rëndësishme për këtë proces.

Gjatë qëndrimit në Sofje, Hoxhaj ka takuar edhe kryetarin e Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, Kristian Vigenin.

Palët kanë diskutuar në këtë takim për procesin e liberalizimit të vizave dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Financimi i ndërmarrjeve të reja paraqet një ndër elementet kryesore…