Hoxhaj kërkon nga Qeveria Kurti dhe Kastrati ta ndalin dhunën në Kamenicë

23 maj 2021 | 14:45

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar ashpër ndaj përplasjeve të policisë me nxënësit dhe prindërit e një shkolle fillore në Kamenicë për shkak të betejës politike ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe kryetarit të Kamenicës.

Ai ka thënë se  qeveria e drejtuar nga Albin Kurti ka nisur një betejë të dhunshme me kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati, duke përdorur nxënësit, prindërit dhe mësuesit e kësaj komune si fushëbetejë për inate e ego të sëmura të pushteti.

“Qeveria e Albin Kurtit ka nisur betejë të dhunshme me kryetarin e Kamenicës që po ashtu u zgjodh nga LV-ja, duke përdorur nxënësit, prindërit dhe mësuesit e Kamenicë si fushëbetejë për inate e ego të sëmura pushteti. Sot Policia atje paska përdorë sprej ndaj banorëve që po mbrojnë shkollën nga mbyllja. Në vend që kryeministri e ministrja e Arsimit të ulen me kryetarin e komunës e të gjejnë zgjidhje për hapjen e shkollave në Kamenicë, ata po i përdorin nxënësit për të krijuar drama para zgjedhjeve lokale. Nxënësit duhet të kthehen në shkolla, ndërsa qeveria e komuna duhet tu ofrojnë kushte sa më të mira”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Shipashnicë e Poshtme të Komunës së Kamenicës të…