Hoxhaj kërkon nga qeveria të gjejë zgjidhje për ta ndërprerë grevën në arsim
26 shtator 2022
| 12:51
Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka folur për medie.
Ai ka bërë me dije se për këtë të enjte është caktuar mbajtja e një seance të re plenare.
Ndërsa interpelanca e ministrit Hekuran Murati është shtyrë për një mbledhje tjetër.
Hoxhaj ka folur edhe për grevën në arsim, duke kërkuar nga qeveria të reflektojë ndaj kësaj situate.
“Ne kemi pasur edhe një seancë dhe debat parlamentar për këtë çështje dhe qëndrimi ynë është që të gjendet një zgjidhje e përkohshme. Dhe nga janari të jetë ligji i pagave i implementuar. E jona është që nxënësit të kthehen në shkollë dhe të ndërpritet kjo grevë”, ka thënë Hoxhaj.