Hoxhaj kërkon njohjen nga Vatikani
25 maj 2019
| 21:24
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot nuncin apostolik të Vatikanit për Kosovë, Monsinjor Jean-Marie, me të cilin kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Vatikanit.
Ai në një postim në “Twitter”, ka shkruae se Vatikani ka qenë gjithmonë mbështetës i madh i pavarësisë së Kosvës, ndërkaq theksoi se tani kur Kosova është në përmbyllje të shtetndërtimit, njohja nga Vatikani është e domosdoshme.
“Diskutim i shkëlqyeshëm me nuncin apostolik të Vatikanit për Kosovën, Monsinjor Jean-Marie. Vatikani është mbështetës i madh i pavarësisë së Kosovës, ndërsa tani kur jemi në përmbyllje të shtetndërtimit njohja nga Selia e Shenjtë është e domosdoshme”, ka shkruar Hoxhaj.