Hoxhaj: Këto janë tri arsyet pse PDK-ja nuk do ta votojë Qeverinë Kurti

22 mars 2021 | 18:45

Ushtrues i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në fjalën e tij në seancën e Kuvendit ka thënë se kjo parti ka tri arsye për të mos e votuar ‘Qeverinë Kurti2”.

“Për tri arsye s’do ta votojmë këtë qeveri, jemi kundër jush si përmbajtje, si program dhe si përbërje”, ka thënë Hoxhaj.

Bashkëpunimin e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, Hoxhaj e ka quajtur “koalicion për karrige”.

“Unë e njoh gjatë dhe kam pasur mundësinë të bashkëpunojë me z. Kurti. Më shumë te Kurti e kam parë vetëdijen se sa njeriun, ndërsa sot më shumë e pash njeriun me listë të dëshirave se sa vetëdijen që e prisja, e ajo do të ishte një program i plot qeveritar, jo një ekspoze. Në atë ekspoze nuk pashë planet konkrete, as si do të sigurohen vaksinat dhe as kur do të vijnë. Nuk dëgjova një politikë të fortë ekonomike që duhet të adresonte problemet e pandemisë, nuk e pashë arsimin, nuk e pashë politikën e jashtme si një orientim strategjik, se si do te duket Kosova në vitet ardhshme”, ka thënë Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), deputeti Lumir Abdixhiku,…