Hoxhaj: Kjo qeveri e përfundon mandatin nën sanksione, ka tradhtuar orientimin pro-perëndimor të Kosovës

14 janar 2025 | 23:53

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se kjo qeveri e përfundon mandatin nën sanksione.

Sipas tij, kemi pasur që qeveri e cila siç u shpreh ai, e ka tradhtuar orientimin pro-perëndimor të vendit.

“Kjo qeveri e përfundon mandatin nën sanksione. Ne jemi në sanksione se në fund të ditës e kemi pasur një qeveri e cila e ka tradhtuar orientimin pro-perëndimor të këtij vendi”.

“Ajo se çfarë duhet ta kuptojnë qytetarët e Kosovës është se nëse nxirret një bilancë se çfarë ka ndodhur në këto tri vite dhe nëse nxirret një bilancë për sjellen tonë politike në këto 25 vite apo këto 35 vite, për herë të parë e kemi një klasë politike, e kemi një parti politike, e kemi një individ i cili e ka tradhtuar orientimin pro-perëndimor të Kosovës”, u shpreh Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna ka kritikuar ashpër deklaratat…