Hoxhaj konfirmon se nuk do të kandidojë për kryetar të PDK-së

01 korrik 2021 | 17:12

Në një konferencë për media, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar se nuk do të kandidojë për kryetar të PDK-së.

“Me PDK-në kam rrugëtuar në momentet më të mira të saj, në fitoret madhështore. Por ishte edhe fati im që ta udhëheq në momentet më kritike të ekzistencës së saj. Që nga këto zgjedhje e deri më sot kam punuar me energjitë e fundit; kam punuar me shpirt për PDK-në, për Hashim Thaçin, për Kadri Veselin, për elektoratin e PDK-së. Një Kosovë më e mirë është ambicia ime e përhershme. Unë nuk jam kandidat për kryetar të partisë. Nuk është ikje nga gara, as nga përgjegjësia, as nga puna dhe përkushtimi. Vendimi im sot është në vijë me vendimet e mija që gjithmonë i kam marrë në PDK. Ky vendim është në të mirë të PDK-së”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka falënderuar të gjitha strukturat partiake për mbështetjen duke thënë se ishte pjesë e fitoreve madhështore të PDK-së, por pati edhe fatin që ta udhëheq në momentet më kritike të ekzistencës së saj.

“E kam marrë udhëheqjen e përkohshme të PDK-së në një moment të vështirë si për vendin tonë, ashtu edhe për vet PDK-në. Qëllimi im ka qenë që PDK-ja të bëhet gati për t’u përballur me sfidat që sjell qeverisja autoritare dhe izolacioniste e Albin Kurtit. Partia Demokratike e Kosovës e ka trashëgiminë nga lufta çlirimtare, pavarësimi i vendit dhe shtet-ndërtimi. Këto shtylla të PDK-së e vendosin partinë tonë si bartëse të betejës politike ndaj Kurtit dhe Vetëvendosjes, të cilët nuk e kanë asnjë trashëgimi në rrugëtimin e Kosovës. Përkundrazi kanë qenë pengesë dhe bllokuese të vendit”, ka thënë Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja A në konkurrencën e femrave është duke vazhduar përgatitjet…