Hoxhaj: Konsullata e Kosovës në Danimarkë u sulmua nga strukturat e sigurisë shtetërore serbe
16 gusht 2019
| 12:01
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se sulmi ndaj Konsullatës së Kosovës në Danimarkë është akt i planifikuar nga strukturat e sigurisë shtetërore serbe.
“Sulmi ndaj Konsullatës së Kosovës në Danimarkë, fillimisht dukej si sulm i huliganëve të sportit, por doli të jetë akt i planifikuar nga strukturat e sigurisë shtetërore serbe. Ky sulm, është një dimension i ri i goditjes së sovranitetit të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Twitter”.
/Epoka e re/