Hoxhaj: Kosova duhet ta ketë prioritet anëtarësimin në NATO
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kujtuar 73-vjetorin e themelimit të NATO-s, duke thënë se tani është koha që Kosova ta ketë vetëm një prioritet, atë të anëtarësimit në këtë aleancë.
Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook” është shprehur se sot, si kurrë më parë rendi evropian është në kërcënim serioz, pas agresionit rus në Ukrainë dhe po aq është edhe siguria globale.
“73 vjet nga themelimi i NATO-s, aleancës më të suksesshme në historinë moderne, në shërbim të sigurisë dhe paqes në botë. Sot, si kurrë më parë rendi evropian është në kërcënim serioz, pas agresionit rus në Ukrainë dhe po aq është edhe siguria globale. Tani, Kosova duhet ta ketë vetëm një prioritet, anëtarësimin në NATO! Në këtë përvjetor, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin e përjetshëm ndaj NATO-s për intervenimin që ndali gjenocidin e Serbisë në Kosovë”, ka shkruar Hoxhaj.