Hoxhaj: Kosova dy vjet pa njohje, kjo është politika e jashtme e rënies së lirë
06 shtator 2022
| 11:13
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar qeverinë për politikën e jashtme, duke thënë që Kosova ka bërë dy vjet pa asnjë njohje e asnjë anëtarësim.
Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Kosova ka bërë 2 vjet pa asnjë anëtarësim dhe njohje ndërkombëtare.
“Sot, Kosova bëri dy vjet pa asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, asnjë partneritet bilateral, asnjë marrëveshje me BE-në! Kjo është politika e jashtme e rënies së lirë”, ka shkruar Hoxhaj.