Hoxhaj: Kosova ishte faktor i paqes dhe stabilitetit në Ballkan, tani me Kurtin u bë qendër e shqetësimeve të sigurisë
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti duke thënë se Kosova nga viti 2008 deri në vitin 2020 ka qenë faktor i paqes dhe stabilitetit në Ballkan, kurse tani me qeverinë Kurti është bërë qendër e shqetësimeve të sigurisë në Ballkan, sipas tij, ashtu siç kanë dashur ta shohib Kosovën armiqtë e saj.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kur sheh qëndrimet e aleatëve në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel se Kosova është qendër e shqetësimeve të tyre dhe s’duan rikthimin e konflikteve në Ballkan, Hoxhaj u shpreh se “një gjë është e qartë, që politika e Qeverisë Kurti ndaj veriut dhe dialogut është e gabuar dhe mungesa apsolute e një politike të jashtme e ka shndrruar Kosovën në problem të sigurisë!”.
“Kur sheh sot qëndrimet e aleatëve në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel se Kosova është qendër e shqetësimeve të tyre dhe s’duan rikthimin e konflikteve në Ballkan, një gjë është e qartë, që politika e Qeverisë Kurti ndaj veriut dhe dialogut është e gabuar dhe mungesa apsolute e një politike të jashtme e ka shndrruar Kosovën në problem të sigurisë! Në vend se sot të diskutohej për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe PfP, sot u mor vendim për ardhjen e trupave shtesë për vitin e ardhshëm, përderisa vetëm këtë vit NATO ka rritur numrin e ushtarëve të KFOR-it më së shumti pas shpalljes së pavarësisë në 2008!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Hoxhaj, vazhdoi tutje shkrimin duke thënë se që nga viti 2008 deri në 2020, Kosova ka ndjekë një politikë të jashtme si faktor i paqes dhe stabilitetit në Ballkan, duke treguar se nuk është konsumues por eksportues i sigurisë.
“…Një politikë e përzier, si kjo tani e qeverisë Kurti, duke u ndjerë herë në ekstazë të triumfalizmit dhe herë të pafuqishëm, nuk diti ta përdorë ndryshimin gjeopolitik që ndodhi pas luftës në Ukrainë dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës me 24 shtator. Pas kësaj date, në vend se të hapen dyert për Kosovën drejt NATO-s, për të vulosur identitetin euroatlantik të shtetësisë sonë, Kosova u shndrrua në një temë të sigurisë dhe shqetësim te komuniteti euroatlantik, ashtu sikurse çdoherë kanë dëshiuar ta shohin Kosovën Serbia dhe armiqtë e saj!”, ka shkruar Enver Hoxhaj tutje.
Ky është shkrimi i plotë pa ndërhyrje:
Kur sheh sot qëndrimet e aleatëve në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel se Kosova është qendër e shqetësimeve të tyre dhe s’duan rikthimin e konflikteve në Ballkan, një gjë është e qartë, që politika e Qeverisë Kurti ndaj veriut dhe dialogut është e gabuar dhe mungesa absolute e një politike të jashtme e ka shndrruar Kosovën në problem të sigurisë! Në vend se sot të diskutohej për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe PfP, sot u mor vendim për ardhjen e trupave shtesë për vitin e ardhshëm, përderisa vetëm këtë vit NATO ka rritur numrin e ushtarëve të KFOR-it më së shumti pas shpalljes së pavarësisë në 2008!
Nga viti 2008 deri në 2020, Kosova ka ndjekë një politikë të jashtme si faktor i paqes dhe stabilitetit në Ballkan, duke treguar se nuk është konsumues por eksportues i sigurisë. Një politikë e përzier, si kjo tani e qeverisë Kurti, duke u ndjerë herë në ekstazë të triumfalizmit dhe herë të pafuqishëm, nuk diti ta përdorë ndryshimin gjeopolitik që ndodhi pas luftës në Ukrainë dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës me 24 shtator. Pas kësaj date, në vend se të hapen dyert për Kosovën drejt NATO-s, për të vulosur identitetin euroatlantik të shtetësisë sonë, Kosova u shndrrua në një temë të sigurisë dhe shqetësim te komuniteti euroatlantik, ashtu sikurse çdoherë kanë dëshiuar ta shohin Kosovën Serbia dhe armiqtë e saj!