Hoxhaj: Kosova ishte me fat që në një kohë historike të saj, e kishte për myfti dhe ambasador Rexhep Bojën

19 tetor 2024 | 17:18

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka qenë pjesëmarrës dhe folës në Konferencën Shkencore për Dr. Rexhep Bojën.

Hoxhaj, ish-kryediplomat, tha se Kosova ishte me fat që në një kohë historike të saj, e kishte për Myfti dhe Ambasador Dr. Rexhep Bojën.

“Është një shembull i rrallë në histori ku një bashkësi fetare sikurse Bashkësia Islame, nën udhëheqjen e Rexhep Bojës e kuptoi drejt frymën e kohës, duke i dhënë kohës dhe hapësirës kuptim dhe qëllim, ku liria dhe pavarësia politike ishin kushte edhe për lirinë fetare të qytetarëve! Kjo u bë nga një figurë karizmatike si Myftiu i Kosovës, i cili po ashtu, si një rast i rrallë, u bë edhe diplomat”, ka theksuar Hoxhaj.

Ai tutje tha se Bojaj, duke e njohur gjuhën arabe dhe mënyrën e të menduarit në Lindjen e Mesme, ai u bë faktor i zgjerimit të hartës së njohjes diplomatike të Kosovës në mesin e shteteve islam!

Postimi i plotë i Hoxhajt:

I nderuar që isha pjesë e Konferencës Shkencore për Dr. Rexhep Bojën, të organizuar nga Bashkësia Islame. Kosova ishte me fat që në një kohë historike të saj, e kishte për Myfti dhe Ambasador Dr. Rexhep Bojën! Është një shembull i rrallë në histori ku një bashkësi fetare sikurse Bashkësia Islame, nën udhëheqjen e Rexhep Bojës e kuptoi drejt frymën e kohës, duke i dhënë kohës dhe hapësirës kuptim dhe qëllim, ku liria dhe pavarësia politike ishin kushte edhe për lirinë fetare të qytetarëve! Kjo u bë nga një figur karizmatike si Myftiu i Kosovës, i cili poashtu, si një rast i rrallë, u bë edhe diplomat. Duke e njohur gjuhën arabe dhe mënyrën e të menduarit në Lindjen e Mesme, ai u bë faktor i zgjerimit të hartës së njohjes diplomatike të Kosovës në mesin e shteteve islame! Duke e njohur dhe vlerësuar kontributin e tij për shumë dekada, emri i tij është në themelet e lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë sonë!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agim VINCA (Fjalë e mbajtur në Seminarin kushtuar Akademik Rexhep…