Hoxhaj: Kosova ka kryer detyrat e saja, tani është koha që të njëjtën gjë ta bëjë edhe BE-ja
11 tetor 2018
| 22:23
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, të mërkurë dhe të enjten ka zhvilluar takime me shefat e misioneve të Belgjikës, Luksemburgut dhe Holandës për të diskutuar dhe për të kërkuar mbështetjen e tyre për liberalizimin e vizave, dialogun dhe procese tjera të rëndësishme për Kosovën.
“Kosova ka kryer detyrat e saja dhe tani është koha që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.