Hoxhaj: Kosova nuk humb territor me Demarkacionin
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se për çështjen e demarkacionit edhe brenda qeverisë së Kosovës ka dallime.
Ai deklaroi se tashmë është dërguar në Kuvend të Kosovës edhe marrëveshja e arritur në vitin 2015, por edhe të gjeturat e komisionit të vitit 2017.
Hoxhaj shtoi se nuk është bindur se komisioni të ketë sjell fakte të reja, ndonëse është një pjesë e deputetëve që kanë pikëpamje të ndryshme.
Prandaj sipas Hoxhajt se duhet gjetur instrumente diplomatike, ku ka mundësi të komunikimit me palën malazeze, ku mund të ofrojmë ndonjë zgjidhje, e cila zgjidhje realisht do të ishte bindëse për një pjesë të deputetëve se Kosova nuk humb territor.
Për mua shtoi ai, marrëveshja e vitit 2015 është në rregull, por deklaroi se “nëse dikush ka shqetësime se duhet të rishikohet dhe të trajtohen gjetjet e komisionit të vitit 2017 , ne si PDK jemi për një zgjidhje të tillë”.