Hoxhaj: Kosova nuk ka nevojë për UNMIK-un, të përfundohet ky mision
29 maj 2018
| 20:31
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova është shtet stabil dhe nuk ka nevojë për UNMIK-un.
Hoxhaj ka thënë se ky mision duhet të mbyllet dhe buxheti i tij të alokohet në fusha ku me të vërtetë ka nevojë për mbështetje.
“Në ditën ndërkombëtare të paqeruajtësve, shpreh mirënjohjen për trupat e Kombeve të Bashkuara për kontributin në ndërtimin e Kosovës demokratike dhe miltietnike. Paqeruajtësit nevojiten në zona konflikti, por qëndrimi i UNMIKut në Kosovë është tashmë i panevojshëm meqë vendi ka stabilitet të qëndrueshëm. Misioni i UNMIKut duhet të përfundohet dhe buxheti i tij të alokohet diku tjetër”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e vet në “Twitter”.