Hoxhaj: Kosova të bëhet pjesë e “Ballkanit të hapur” me përfaqësim shtetëror

27 korrik 2022 | 12:16

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se sa ka qenë ministër i Jashtëm ka bërë beteja që Kosova të jetë në çdo organizatë rajonale dhe ndaj Ballkanit të ketë qasje gjithëpërfshirëse.

Ai ka thënë se Kosova duhet të bëhet pjesë e “Ballkanit të hapur”.

“Ballkani i Hapur nuk është organizatë, se nuk ka statut, urtat dhe hierarki, por është një grup joformal shtetesh, që mund të bashkëpunojnë për tema të përbashkëta, sikurse është G7 apo G20! Frika nga disa, se kjo e minon sovranitetin e Kosovës, nuk qëndron sepse sovraniteti ynë varet nga raporti me shtetet e tjera dhe organizata, të cilat janë pasqyrimi i sovranitetit! Për më shumë, Kosova duhet të insistojë që të jetë aty me përfaqësim shtetëror dhe me simbole, sikurse çdo vend tjetër dhe duhet të kërkojë nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut që ato ta mbështesin Kosovën për një trajtim të barabartë! Ballkani i Hapur është projekt ekonomik dhe shoqëror, dhe këtu jam i bindur që është në urtat e shqiptarëve kudo në Ballkan! Marrë në tërësi, ka tri shoqëri shqiptare dhe tri ekonomi në Ballkan, në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut, dhe jo një bllok homogjen shoqëror dhe ekonomik! Prandaj, këtë nismë e shoh si kornizë për një bllok homogjen ekonomik dhe shoqëror, që do të bënte që Kosova dhe Shqipëria të jenë zgjatje dhe zgjerim i njëra-tjetrës dhe nëse BE nuk zgjerohet ndaj nesh, ne kemi të drejtë legjitime që, në hap me kohën, të krijojmë një kohezion të urta, një faktorizim të shqiptarëve në Ballkan!”, ka thënë Hoxhaj për priza.al.

Ai ka thënë se nuk po sheh as vizion për politikë rajonale dhe as argument politik apo ekonomik nga kryeministri Kurti. “Më shumë populizëm i bazuar në izolim të vetimponuar dhe paranoja të bazuara në frikë të paqëndrueshme! Për më shumë është një lloj ironie, kur z. Kurti sa ka qenë në opozitë, kishte një agjendë panshqiptare, kurse tash është bërë pengesë serioze e një bashkëpunimi normal ndërshqiptar dhe të një faktorizimi të tyre të ri në rajon”, ka deklaruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, është mjaft aktive dhe…