Hoxhaj kritikon ashpër Kurtin: E ka lënë Kosovën në terr diplomatik
10 janar 2025
| 11:13
Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së dhe ka kandidat për deputet folur në lidhje me qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.
Në një intervistë në “RTV21”, Hoxhaj ka vlerësuar se në rrafshin diplomatik Kosova është në terr pasi ka masa ndëshkuese nga BE-ja.
“Në terr, në rrafshin diplomatik, i bie kur je nën sanksione. Ne kemi qenë të shqetësuar dhe vazhdojmë të mbesim të shqetësuar me aktin e agresionit vitin e kaluar dhe politikën e gabuar të perëndimit për të mos ndëshkuar Serbinë” ka thënë Hoxhaj.