Hoxhaj kritikon Hotin për qasjen e tij në politikën e jashtme

21 tetor 2020 | 13:03

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka deklaruar se ajo çfarë thotë kryeministri Avdullah Hoti dhe kolegët e tij nga LDK-ja se shtetësia e Kosovës është çështje e kryer është një përceptim.

“Ky është ai vizioni i shpresës, që edhe unë duke qenë gjatë në qeveri, e kemi kultivuar, por në situatën në të cilën jemi është më serioze se sa mund të mendojmë. Kemi pasur pritje që vera e vjeshta mund të jetë faza e fundit e dialogut, deri tek marrëveshja e Uashingtonit, por gjërat nuk po shkojnë kështu. Iu kisha lut që të mos i besojmë këtij iluzioni, se s’ka të bëjë me atë kush është në qeveri, apo në opozitë, por ky iluzion mund ta dëmtojë vendin. Këto tri interpelanca që janë thirrur, realisht e kanë një emërues të përbashkët, një hegjemoni të re serbe në raport me Kosovën dhe rajoni dhe mendoj se kjo kërkon përgjigjen tonë si deputet, e jo të flasim për dialogun, siç kemi folur ndoshta para 10 viteve, pasi tani situatë krejt tjetër”, ka thënë Hoxhaj.

Ai deklaruar se të tri temat realisht e kanë një “kryefjalë” të përbashkët, se a ka kapacitet ky vend me u përballë me një ringritje të re të Serbisë në rajon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje,…