Hoxhaj kritikon qeverinë Kurti: S’ka siguruar asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim të vetëm
28 gusht 2024
| 11:30
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar në lidhje me politikën e jashtme të Kosovës nën qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.
Hoxhaj, i cili ka qenë ministër i Punëve të Jashtme, ka thënë se gjatë mandatit gati katërvjeçar, nuk është siguruar asnjë njohje.
“Çfarëdo që nuk arrihet gjatë tronditjes nga disfata, është gjithnjë e më e vështirë të arrihet më vonë! Disfata e politikës së jashtme të Kosovës është e matshme sepse për katër vite të një mandati të plotë nuk ka siguruar asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim të vetëm!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.