Hoxhaj kritikon qeverinë për dështimin: Kosova nuk siguroi mbështetje për anëtarësim të plotë në Frankofoni
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj thotë se Kosova nuk arriti të sigurojë mbështetje në Samitin e Parisit për t’u bërë anëtarë me të drejta të plota e Organiztës Botërore të Frankofonisë.
Theksojmë se Presidentja Vjosa Osmani e ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në Samitin e krerëve shtetëror të Frankofonisë në Francë.
Ndërsa, Hoxhaj thotë se sa ishte Ministër i Jashtëm, pas një pune të madhe lobuese, Kosova u pranua si anëtare vëzhguese e OIF, ndërsa shton se sot Qeveria akutale ia ka humbur Kosovës afësinë për nodnjë nëtarësim në ndonjë organizatë.
Madje, Hoxha thotë se Qeveria aktuale nuk është në gjendje as të avancojë statusin e saj aty ku është anëtare, siç ndodhi të Organizata Botërore e Frankofonisë.
“Ky lajm tregon mjerimin politik të brendshëm dhe dështimin konkret të jashtëm, ku sot askush nga vendet partnere të Perëndimit apo shtetet që e kanë njohur Kosovën në Azi dhe Afrikë nuk e vlerësojnë atë, duke treguar gatishmërinë për të ofruar mbështetje qoftë për ta vendosur atë në agjendë! Kjo tregon jo vetëm mungesën e vullnetit për të bashkëpunuar, por edhe izolimin global të Kosovës”, përfundoi Hoxhaj në shkrimin e tij në Facebook.
Postimi i plotë i Enver Hoxhajt:
Krenar që gjatë mandatit tim të parë si Ministër i Jashtëm, Kosova u pranua si anëtare vëzhguese e Organizatës Botërore të Frankofonisë (OIF), para 10 vitesh, në nëntor të vitit 2014 në Senegal të Afrikës! Kjo arritje u përmbush pas një pune të madhe lobuese jashtë vendit për disa vite në Evropë, Afrikë dhe Azi, së bashku me përmbushjen e kritereve të domosdoshme brenda vendit!
Një fitore e rëndësishme, ku Kosova, së bashku me Meksikën, u bë pjesë e kësaj organizate që ka 88 shtete anëtare me një gjeografi globale. Ende kam në mendje gëzimin e fitores sonë kundër Serbisë, Rusisë dhe kundërshtarëve të tjerë, të cilët lobonin kundër Kosovës deri në minutat e fundit para votimit dhe vendimit. 21 vende që ende nuk e kishin njohur Kosovën mbështetën anëtarësimin e saj, një fakt që bëri që presidenti i atëhershëm serb, Nikolić, të anulonte pjesëmarrjen e tij në Samit.
Për më shumë, Frankofonia është një ndër organizatat më të rëndësishme për ndërveprimin e Kosovës dhe qytetarëve të saj me një numër të madh shtetesh frankofone në fushat e ekonomisë, arsimit, kulturës dhe diplomacisë. Për disa vite kam marrë pjesë në samitet e tyre, duke siguruar njohje të reja për Kosovën! Deri më tani, Kosova ka bërë progres në përafrimin me strukturat dhe programet e OIF!
Mirëpo, arsyeja që po i kthehem kësaj organizate është se para disa muajsh Kosova ka kërkuar dhe aplikuar për t’u bërë shtet me të drejta të plota, meqë Frankofonia ka shtete anëtare vëzhguese, të asociuara dhe anëtare të plota. Aplikimi i Kosovës nuk ka arritur të sigurojë mbështetje në Samitin e Parisit, çka tregon se qeveria aktuale ia ka humbur Kosovës jo vetëm aftësinë për ndonjë anëtarësim në ndonjë organizatë, por as nuk është në gjendje ta avancojë statusin e saj aty ku është anëtare!
Ky lajm tregon mjerimin politik të brendshëm dhe dështimin konkret të jashtëm, ku sot askush nga vendet partnere të Perëndimit apo shtetet që e kanë njohur Kosovën në Azi dhe Afrikë nuk e vlerësojnë atë, duke treguar gatishmërinë për të ofruar mbështetje qoftë për ta vendosur atë në agjendë! Kjo tregon jo vetëm mungesën e vullnetit për të bashkëpunuar, por edhe izolimin global të Kosovës.